Showtime

Duda: Zot më mbaj larg mikrofonit se jam gati me hy në gjynah

04/15/2019 11:10
nga:Lorik J

Reperi i njohur shqiptar ka habitur të gjithë me një postim.

Duda është një prej reperëve që nuk është shumë aktiv me projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Ai së fundi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq para mikrofonit në studio muzikore, por habiti të gjithë me mbishkrimin që i la fotos.

“Zot mbajum larg microfonit se jom gati me hi gjynah…”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Duda është “Ti harrove”, në duet me B Genius, ndërsa ka paralajmëruar këngë të re.