Showtime

Dua publikon imazhe nga fëmijëria dhe e uron motrën për ditëlindje

05/14/2018 16:28
nga:FL.B

Dua Lipa ka publikuar fotografi nga fëmijëria e saj dhe motrës Rina, të cilën e ka uruar për ditëlindje.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 10.5 milionë ndjekës, 22-vjeçarja i ka postuar dy fotografi, ku shfaqet së bashku me Rinën.

“Më e mira nga të gjithë. Urime ditëlindjen motër. Të dua deri në përjetësi. Jam shumë me fat. Aq me fat që të kam ty Rina Lipa. E ke mbështetjen time përjetësisht”, ka shkruar Dua në hapësirën e përshkrimit në “Instagram”.

Këngëtarja shqiptare është duke shijuar sukseset e mëdha në karrierën e saj muzikore, falë hiteve të njëpasnjëshme që i ka publikuar.

Fillimisht, “New Rules” kaloi shifrën prej një miliard shikimesh në YouTube dhe aktualisht numëron një miliard e 202 milionë shikime.

Pastaj në muajin janar të këtij viti e lansoi këngën “IDGAF”, e cila është shikuar mbi 256 milionë herë në shërbimin e shpërndarjes së videove.

Po ashtu, i suksesshëm rezultoi edhe bashkëpunimi me Calvin Harris, “One Kiss”, versioni audio i të cilit është dëgjuar mbi 62 milionë herë, kurse videoklipi që u lansua më 2 maj, është shikuar mbi 35 milionë herë.

Në ndërkohë, këto ditë, ajo i ka publikuar edhe disa imazhe, në të cilat ka pozuar në mënyrë joshëse.

Mrs. Carl Fredricksen (if u kno u kno)

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Countryside get up

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

10/22/2018 13:58

Dua Lipa e mahnitshme në kampanjën e re të ‘Adidas’