Showtime

Dua Lipa as vet nuk e di saktë sa tatuazhe ka në trup

06/12/2018 13:18
nga:L I

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja po mban një numër të madh të koncerteve anembanë globit si dhe po punon për projekte të reja.

Por, shumë pak dihet për jetën private të bukuroshes sonë, megjithëse këngëtarja nuk duket se heziton të tregon edhe sekrete.

That @nathalieballout drip 💧

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ajo së fundi i është përgjigjur edhe pyetjeve të fasnave teksa ka treguar se sa vizatime në trup ka edhe pse nuk është e sigurt.

“Më duket se i kam 14 vizatime”, i është përgjigjur një pyetjeje të fansit në llogarinë personale në Twitter.

Theksojmë se zeshkania do të jetë prezente gjatë verës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja pas suksesit me New Rules, i cili është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.

Dua Lipa – Twitter

06/22/2018 16:45

Radhë e gjatë e fansave për një autograf të Dua Lipës