Showtime

Dua Lipa tregon arsyen pse fshiu fotografitë në Instagram

12/02/2019 14:17
nga:Natyra

Artistja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa foli për kapitullin e ri. Artistja e “Don’t Start Now”, tregoi arsyen pse fshiu fotografitë në Instagram, në prag të lansimit të albumit të ri. “Mendoj, për mua, është vetëm një dëshmi që rrjetet sociale nuk janë të vërteta në atë aspekt se ju mund të bëni çfarë të doni, postoni kur të doni dhe zgjedhni si të përdorni ato… Ishte shumë argëtuese.

Po filloja një album të ri. Doja një fillim të freskët. Këto kujtime do të mbeten gjithmonë aty. Po jetoja brenda tyre dhe kurrë nuk do t’i harrojë. Do t’i mbajë ato fotografi gjatë tërë jetës time. Por, duhet ta heq vlerësimin e madh që ndjej për rrjetet sociale, dhe kjo ishte arsyeja pse veprova ashtu”, u shpreh Dua Lipa.

Autorja e hiteve të shumta, dje njoftoi se në fillim të vitit 2020 do ta lansojë albumin e ri, “Future nostalgia”. Këtë album e ka vlerësuar si një epokë të re në karrierën e saj, duke bërë të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër.