Showtime

Dua Lipa solidarizohet me tragjedinë në Bejrut, kërkon ndihmë për libanezët

08/05/2020 09:41
nga:L I

Një ngjarje e rëndë ka goditur ditën e djeshme kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, shkruan GazetaBlic.

Deri tani janë shënuar 100 viktima nga shpërthimi që ka ndodhur pas një zjarri në depon e materialeve të rrezikshme.

Këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi ka kërkuar ndihmë për libanezët, ndërsa ka shkruar se ata kanë nevojë më shumë se kurrë.

“Ju lutem nëse jeni në gjendje dhe të shëndetshëm dhuroni gjak. Bejruti ka nevojë për ndihmën tuaj. Atje ka njerëz në gjendje të rëndë”, ka shkruar Dua Lipa, teksa ka shpërndarë dhe linqet se ku mund të jepet ndihma.

/GazetaBlic