Showtime

Dua Lipa shqiptarja e parë që fiton çmimin ‘Grammy’

02/11/2019 07:59
nga:Natyra

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa u bë mbrëmë shqiptarja e parë e cila fitoj një çmim ‘Grammy‘, shkruan GazetaBlic.

Dua, mori çmimin në dy kategori.

Kënga më e mirë e zhanrit Dance , për këngën e saj ‘Electricity’, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë.

‘Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit’!!, ka shkruar Lipa në ‘Instagram‘ pak pasi mori çmimin.

Lipa la pas këngët ‘Northern Soul‘ nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, ‘Ultimatum’nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, ‘Losing It‘ nga Fisher dhe ‘Ghost Voices‘ nga Virtual Self.

Ndryshe, Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi që mban emrin e saj e që kryesohet nga hitet ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF‘ ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në ‘Spotify‘ në SHBA në vitin e kaluar.

Dua në këngët me të cilat ka arritur t’a fitoj çmimin ‘Grammy‘, ka edhe shumë shikime në kanalin zyrtar YouTube.

Projekti i saj i fundit është ‘Swan song‘, që deri më tani ka 17 milionë klikime./GazetaBlic/

04/24/2019 14:38

Plaçkitet familja e Thiago Silvas në Paris