Showtime

Dua Lipa shpërndan postimet e Vjosa Osmani për Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve

08/31/2021 13:40
nga:G C

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të Kosovës shënoi ditën e djeshme.

Dua Lipa sot ka kujtuar këtë ditë të trishtë të popullit shqiptar përmes rrjeteve sociale.

Ditën e djeshme Kosova kujtoi të zhdukurit e Luftës së Kosovës, të cilët janë ende në numër të madh.

Ndërsa pothuajse njëzet vite pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende po figurojnë edhe 1632 emra.

Presidentja e Kosovës në rrjete sociale ka postuar një dedikim special teksa shihej duke vendosur lule tek Memoriali i Personave të zhdukur.

Dua Lipa i ripostoi fotografitë në profilin e saj zyrtar të Instagramit duke u solidarizuar me familjet e të pagjeturve.