Showtime

Dua Lipa shënon suksesin e radhës, arrin plot 100 milionë klikime me këngën “Don’t Start Now”

01/15/2020 15:30
nga:L I

Dua Lipa është një nga emrat më të kërkuar në industrinë e muzikës, shkruan GazetaBlic.

Vetëm dy muaj më parë këngëtarja shqiptare lansoi projektin e saj të titulluar “Don’t Start Now” i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Tani “Don’t Start Now” ka shënuar suksesin e radhës për këngëtaren, ku tashmë numëron mbi 100 milionë shikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Dua Lipa ka falenderuar të gjithë ata që kanë pëlqyer këngën, për mbështetjen dhe dashurinë e dhënë.

“Videoklipi i “Don’t Start Now” ka marrë 100 milionë klikime! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen! Ju dërgoj gjithë dashurinë nga unë dhe Nabildo”, ka shkruar ajo.

/GazetaBlic