Showtime

Dua Lipa reagon pas anulimit të Festivalit “Sunny Hill”

05/22/2020 20:43
nga:L I

Faqja zyrtare e “Sunny Hill” tashmë ka konfirmuar anulimin e këtij festivali për këtë vit, shkruan GazetaBlic.

Ata kanë bërë të ditur se “Sunny Hill” do të mbahet vitin tjetër në muajin gusht me artistë të njohur botëror.

Konfirmohet: Anulohet Sunny Hill Festival për këtë vit

Pas këtij lajmi ka reaguar Dua Lipa përmes një postimi të bërë në Instagram.

“E trishtueshme që nuk mund të festojmë me ju këtë verë, por ne do të shihemi në vitin 2021”, ka shkruar Dua Lipa.

/GazetaBlic