Showtime

Dua Lipa publikon klipin vertikal të “Physical” në Spotify

03/14/2020 17:57
nga:M K

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është shumë aktive në muzikë.

Muajin e kaluar, ajo publikoi këngën e saj me titull “Physical”, klipi i së cilës u bë shumë i përfolur në mediat e huaja shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.

Ajo kishte potencuar se kënga është e inspiruar nga vitet 80’ dhe është stil i asaj kohe.

Ndërsa kanë kaluar një muaj që nga lansimi, e njëjta ka njoftuar adhuruesit se ka publikuar edhe videoklipin vertikal të hitit të fundit i cili është i qasshëm në platformën Spotify.

“Videoja vertikale e Physical tashmë është lansuar në Spotify. Albumi Future Nostalgia së shpejti”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

“Physical” është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të lansohet i plotë më 3 prill.

Deri më tani, 24-vjeçarja ka publikuar tre këngë nga ky album: “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”.

07/08/2020 16:28

Dua Lipa të premten publikon këngën e e re