Showtime

Dua Lipa me probleme shëndetësore, anulon koncertet me Bruno Mars

03/14/2018 11:45
nga:F.B

Dua Lipa është menduar se po kalon momentet më të mira të karrierës në shoqërim të Bruno Mars për një seri koncertesh.

Megjithatë, bukuroshja nga Prishtina është prekur nga problemet shëndetësore.

Dua është prekur nga dhimbje të dhëmbit të saj dhe i është rekomanduar nga mjeku që të mos performojë.

Këngëtarja ka konfirmuar se për shkak të largimit të dhëmbit i është pamundësuar performimi për një kohë të pacaktuar.

“Shpresoj se mund të kem një rikuperim të shpejtë dhe të kthehem sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh Dua në një video në Instagram.

Dua performoi në disa koncerte në Australi ku shoqëronte Bruno Marsin për disa performanca.

Këngëtarja pati një vit shumë të suksesshëm së fundmi duke fituar dy çmime në Brit Awards.

06/18/2018 21:22

Media e huaj shkruan për festivalin “Sunny Hill” ku ylli do jetë Dua Lipa