Showtime

Dua Lipa problematike, thyen rregullat e vetizolimit për vizitë te prindërit e saj

05/13/2020 22:02
nga:N S

Të martën në mbrëmje, Dua Lipa ka thyer rregullat e karanatinimit bashkë me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid raportojnë mediat e huaja.

Këngëtarja, ishte fotografuar bashkë me të dashurin e saj, duke u futur në një makinë me ngjyrë të zezë, përcjellë GazetaBlic.

Dua bashkë me Anwar, kanë qëndruar në një banesë në Londër por më sa duket Lipa qenka mërzitur pa takuar prindërit dhe ka thyer rrregullat e vetizolimit për mbrojtje  në mos përhapjen e koronavirusit.

Boris Jonson të dielën njoftoi se britanikët mund të vizitojnë gjyshërit, të dashurën apo të dashurin jashtë shtëpive të tyre nëse ata janë dy metra larg njeri tjetrit.

Dua u pa me një veshje të zakonshme me ngjyrë të zezë, xhemper, atlete dhe një palë farmerka. Amerikani Anwar shihet po ashtu duke u larguar nga shtëpia e familjes së Duas e ku ata vazhdojnë për destinacionin e radhës. Artisja iu desh të mos takoj familjen e saj që nga data 15 mars një javë para se të ndodhte karantinimi deri me 23 mars.

Rikujtojmë se rregullat e distancës për njerëzit duhet të jetë dy metra për parandalimin e Covid-19-të.

/GazetaBlic/

07/08/2020 16:28

Dua Lipa të premten publikon këngën e e re