“I’m a barbie girl, in a barbie world!”- është një himn i pavdekshëm, por në një himn modern po kthehet edhe kënga e Dua Lipës për flimin “Barbie”.
Kompania Mattel ka realizuar një kukull “Barbie” në nder të saj pasi “Dance the Night” ka rezultuar mjaft e sukseshme dhe ka kryesuar listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një sërë fotografish për të festuar suksesin e këngës së re.
Në këto foto këngëtarja me origjinë shqiptare shihet duke pozuar me bikini dhe mban afër vetes edhe këtë kukull Barbie.