Showtime

Dua Lipa me videoklip të realizuar në shtëpi

04/22/2020 12:02
nga:N S

Dua Lipa nuk i harron fansat as gjatë ditëve kur po qëndron e izoluar në shtëpi.

“Doja të bëja diçka që thjesht do t’i bënte njerëzit të vallëzonin dhe të bëja një hap prapa nga ajo që po ndodh jashtë”, tha Dua për “Billboard” teksa foli për albumin e saj të ri, transmeton lajmi.net.

Muajin e kaluar, Dua Lipa publikoi albumin e ri “Future Nostalgia”, por është vetëm një problem, klubet për të vallëzuar janë mbyllur aktualisht.

Me debutimin e këtij albumi, ajo qëndroi në top-5 në “Billboard 200”, për dy javë me radhë e para në grafikun e albumeve në SHBA.

“Njerëzit më thonë që po vallëzojnë në kuzhinë”, tha Dua.
“Future Nostalgia” qëndroi në krye të “Billboard Hot 100” deri më tani, kurse “Don’t Start Now” arriti në numrin 2 në mars.

Por, artistja thotë se nuk ishte e sigurtë që kënga do ta kishte këtë sukses “Kurrë nuk isha aq e frikësuar ta publikoj një këngë”.

“Para se të ndodhte shpërthimi pandemik, unë mendoj se ne ishim në një situatë të çuditshme politike. Kishte shumë gjëra që po ndodhnin, kishte shumë gjëra në lajme që ishin mjaft të mjerueshme. Dhe unë gjithashtu dëshiroja të bëja një këngë që ishte vërtet argëtuese dhe të largon nga çdo ankth të botës së jashtme.… Doja të kisha diçka që thjesht do të çonte njerëzit lart dhe do të vallëzonin dhe të bëja një hap prapa nga ajo që po ndodh jashtë. E di që të gjithë do të bënim një hap masiv prapa dhe do të reflektonim vërtet atë që po ndodh, por gjithashtu do të gjejmë gëzimet e vogla në shtëpi. Dhe kjo ka qenë mjaft e bukur “, tha ajo.

Dua thotë se pandemia na ka mësuar që nuk kemi nevojë ta jetojmë jetën aq shpejt.
Sa i përket projektit të ri ajo tha “Unë do të mbaj pak sekret tani për tani, por ne po punojmë në një video të re muzikore për një këngë të re, për të cilën jam e entuziazmuar. … Ne kemi punuar për atë video nga shtëpia. Përpjekja të bëni diçka argëtuese. … Por ajo ka historinë e vet. Ne do ta lejojmë që të ndodhë. Kur të vijë koha, do ta shihni”, tha artistja.

07/07/2020 17:35

Dua me poza joshëse, tregon ngjyrën që ka marrë nga pushimet verore