Showtime

Dua Lipa i rikthehet pamjes brune me baluke, duket joshëse teksa xhiron projektin e ri rrugëve të Londrës

10/24/2020 10:45
nga:M K

Ajo kohët e fundit kaloi disa muaj me të dashurin e saj Anwar Hadid në vendlindjen e tij në Sh.B.A., pasi pandemia e COVID-19 kufizonte udhëtimet.

Por Dua Lipa u pa të kthehej në jetë në Londër këtë javë, ndërsa ajo u largua për të xhiruar një video promovuese të re në rrugët e lagjes Hoxton të kryeqytetit britanik, shkruan DailyMail.

Dhe krijuesja e hitit “New Rules” ktheu kokën në më shumë mënyra sesa një, kur ajo u pa në periferi duke kryer xhirimet e klipit.

Ajo u pa me flokët e saj të zeza dhe baluket e lëshuara, ndërsa kiste veshur një triko të zezë me një këmishë të bardhë dhe pantallona të lëmuara.

Duke plotësuar ansamblin e saj me ngjyrën e zezë, ajo mbante në dorë një palë këpucë të markës ‘Puma’.

Ajo u pa duke xhiruar klipin e ri rreth një veture klasike të tipit ‘Triumph Stag’, e cila ishte e lidhur me një automjet tjetër dhe tërhiqej rreth Londrës.

Bukuroshja britanike xhiroi skenat e natës për një performancë të ardhshme të transmetimit të drejtpërdrejtë që do të shfaqë për fansat.

Pasi jetoi për muaj me radhë në New York me të dashurin e saj Anwar, Dua dukej e kënaqur që u kthye në shtëpinë e saj në Londër, në këtë fillim muaji ndërsa ndau një sërë fotografish të lezetshme në Instagram me mbishkrimin: “Kthim në Londër”. /Telegrafi/

12/03/2020 11:14

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy artistet shqiptare ndër më të dëgjuarat në Spotify