Showtime

Dua Lipa flet pas lajmit se policia i ndërpreu xhirimet

10/18/2020 14:05
nga:N S

Sipas “The Sun”, Dua Lipa është parë të mërkurën në Britani në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi kameramanësh.

Artikulli shkruante se aty ishin mbledhur një turmë e madhe njerëzish, enkas për videoklipin e këngëtars, dhe së më vonë, pas shumë thirrjesh të banorëve të zonës, ka ndërhyrë policia, e cila ka ndalur çdo aktivitet të grupit.

Pas gjithë kësaj, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. 25 vjeçarja tha se ky është një lajm i rremë i publikuar nga një medium që ajo nuk dëshiron të ia përmend as emrin për t’i dhënë publicitet.

Këngëtarja tha se avokati i saj ka nisur procedurë ligjore në drejtim të mediumit, pasi kjo nuk është hera e parë që është përmendur emri i saj për lajme të rreme

12/03/2020 11:14

Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy artistet shqiptare ndër më të dëgjuarat në Spotify