Showtime

Dua Lipa femra më e re në moshë që merr 1 miliard klikime në Youtube

02/14/2018 10:05
nga:N S

Dua Lipa then edhe një rekord Hiti i saj “New Rules”, pati sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar kështu çmime të ndryshme. Popullaritet mori edhe në YouTube.

Dua Lipa pothuajse arriti 1 miliard klikime në këtë kanal.

Lidhur me këtë, këngëtarja 22 vjeçare me origjinë nga Kosova, ka deklaruar se është artistja femër më e re në moshë që ka arritur të kap këtë shifër në Youtube.

Për të shënuar këtë sukses, Dua në Instagram ka publikuar një fotografi kur ishte e vogël dhe në duar po mbante një telefon në duar. “Kam kapur telefonin dhe kuptova se jam artistja më e re femër që kapi 1 miliard shikime në një video muzikore #newrules WHAAAAA !!”, ka shkruar Dua.

Kënga “New Rules” u publikua në muajin në korrik të vitit të kaluar dhe është kënga më e suksesshme e Dua Lipës deri më tani.

08/17/2018 15:23

Dua Lipa ja uron martesën shoqes nga Kosova