Showtime

Dua Lipa e kënaqur me suksesin e këngës bamirëse “Times Like These”

05/04/2020 15:59
nga:N S

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ishte ndjerë shumë e emocionuar pas përfundimit të këngës së krijuar për qëllime bamirëse, “Times Like These”.

Këngëtarja 24-vjeçare me prejardhje nga Kosova së bashku me disa yje të tjerë të muzikës, e kishte huazuar zërin për realizimin e versionit të ri të hitit të njohur nga bendi “Foo Fighters”, dhe pas përfundimit të tij, Lipa thotë se ndihet shumë krenare që ky projekt ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës zyrtare të këngëve më të mira në Britani të Madhe, transmeton Koha.

Lipa e cila e interpreton pjesën hyrëse të këngës dhe është pjesë e refrenit të saj, për kanalin BBC citohet të ketë thënë: “U emocionova tek mase kur e pash videon finale të këtij projekti ku përfshiheshin të gjithë artistët pjesëmarrës. Jam shumë e lumtur që kemi arritur të bëhemi bashkë për të provuar ta japim ndihmën tonë për një kauzë kaq të mirë dhe të rëndësishme.”

Ylli i hitit “Physical”, Dua Lipa, vokalisti i bendit “Coldplay”, Chris Martin dhe këngëtarja e hitit “Lonely Together”, Rita Ora, ishin në mesin e këngëtarëve të cilët e incizuan version e ri të hitit “Times Like These” nga bendi “Foo Fighters”. Në mesin e yjeve të tjerë pjesë e këtij projekti ishin: Yungblud, “5 Seconds of Summer”, AJ Tracey, Anne-Marie, “Bastille”, Biffy Clyro, Celeste, Dermot Kennedy, Ellie Goulding, Grace Carter, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, “Royal Blood”, Sam Fender, Sean Paul dhe Sigrid.

Rincizimi i këngës ishte iniciativë e kompanisë “BBC” dhe kishte për qëllim të mbledhë të holla për fondacionet e bamirësisë, “Children in Need” dhe “Comic Relief”, si dhe gjithë personat e prekur nga COVID-19.

Edhe vokalisti i bendit “Foo Fighters”, Dave Grohl, së fundmi ia kishte dërguar një email stafit të BBC-së, të cilët i ka falënderuar që ia kanë mundësuar të jetë pjesë e një projekti kaq të madh dhe të rëndësishëm.

Version i ri i këngës “Times Like These” u incizua si pjesë e segmentit “Stay Home Live Lounge” të “BBC Radio 1”, dhe përveç se u lansua si këngë, asaj iu realizua edhe një videoklip i cili e shënoi premierën në ngjarjen bamirëse të organizuar nga “BBC One”, me titull “The Big Night In”. Ky transmetim zuri vend të enjten më 23 prill, dhe kishte për qëllim ta disponojë publikun në këtë kohë pandemie, si dhe të mbledhë fonde për dy fondacionet në fjalë.

07/07/2020 17:35

Dua me poza joshëse, tregon ngjyrën që ka marrë nga pushimet verore