Showtime

Dua Lipa do të dëshironte ta formojë një super-grup me Miley Cyrus dhe Stevie Nicks

09/01/2020 19:50
nga:N S

Pop ylli 25-vjeçar, Dua Lipa, ka deklaruar së do t’i pëlqente shumë ta formojë një grup me këngëtarët, Miley Cyrus dhe Stevie Nicks.

Lipa ka bashkëpunuar me vokalistin 72-vjeçar të grupit “Fleetwood Mac”, Nicks, në albumin remix “Club Future Nostalgia”, dhe së fundmi e ka shoqëruar Cyrusin në studio incizuese, ku ka pasur mundësi ta dëgjojë këngën e saj të re “Midnight Sky”.

Këngëtarja britaniko-kosovare ndihet e inspiruar nga te dy artistët, prandaj mendon se do të mund të krijonin diçka mahnitëse nëse do të punonin së bashku si grup, transmeton Koha.

Gjatë intervistës së saj të fundit për emisionin “The Capital Weekender” të radiostacionit “Capital FM”, Lipa tha: “Para një jave isha në studio incizuese me Mileyn, pak para se ta lansonte këngën e re. Dhe ajo më pyeti nëse dëshiroja ta dëgjoja atë. Kështu përfundova duke e parë edhe videoprojektin e kompletuar për të cilin ajo ishte shumë e entuziazmuar, dhe jam vërtetë krenare me të. E ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe i meriton të gjitha vlerësimet që po i merr. Mendoj se unë dhe Miley do të dëshironim shumë ta formonim një super grup me këngëtarin Stevie Nicks. Jemi të gatshme ta pranojmë një ofertë të tillë menjëherë, kështu që na telefononi”.

Dua Lipa ka punuar me disa legjenda të muzikës në realizimin e albumit të saj të ri remix, të tillë si: Madonna, Missy Elliott, Gwen Stefani dhe Neneh Cherry.

10/24/2020 10:45

Dua Lipa i rikthehet pamjes brune me baluke, duket joshëse teksa xhiron projektin e ri rrugëve të Londrës