Sporti

Trajneri i Legias pas ndeshjes: E bëmë atë që duhej ta bënim ndaj Dritës

09/25/2020 08:14
nga:Mergim Rreci

Drita është mposhtur nga Legia duke u eliminuar nga kualifikimet e Europa League.

Trajneri i Legia Warashavës, Czeslaw Michniewicz, në konferencën për media është shprehur i kënaqur me fitoren 2:0 ndaj Dritës, përcjell GazetaBlic.

“Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe kaluam në raundin tjetër. Disa herë kemi luajtur ashtu sic doja unë, por kishte shumë momente për të cilat duhet të punojmë shumë.Kishim pak kohë për t’u përgatitur dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë para ndeshjes së play-offit”.

“Më pëlqen dinamika në lojë, më shumë lëvizje në ndërtimin e lojës dhe pas humbjes së topit.Kishim momente të mira. Ne e incizuam ndeshjen me tri kamera, kështu që kemi material për të analizuar”, përfundoi Michniewicz

Në “play-off”-in e Ligës së Evropës, Legia takohet me skuadrën Qarabag.