Lajme

Driton Selmanaj: Albin Kurti e Hashim Thaçi janë të njëjtë, takimi 4 orësh mes tyre, e shkaktoi krizen politike

04/02/2020 21:38
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka theksuar se kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë njëjtë, raporton Gazeta Blic.

”Albin Kurti e Hashim Thaçi janë të njëjtë. Kanë dëshirë të jenë protagonistët”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai ka ngritur dyshime se kur nisi kriza politike në Kosovë.

Sipas tij, kriza politike filloj që nga momenti kur ndodhi takimi 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Hashim Thaçit, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj ka theksuar se vendi nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje, sepse VV i ka vetëm 29 deputetë.

Ai tha se Vetëvendosje, e ka mundësinë që brenda 15 ditësh ta formojë Qeverinë e re, le ta gjejë një partner./ Gazeta Blic

 

Plani i Hashim Thaçit: Vetëm 15 ditë e pret Albin Kurtin, pastaj LDK-së ia jep mandatin. Po “përgatitet” edhe për Kushtetuese

06/01/2020 13:22

Papërgjegjësia e qeverisë dhe komunave për hapjen e çerdheve, dëmton prindërit!