Sporti

Driton Kuka tregon për dhuratën më të mirë që mori për ditëlindje

09/15/2019 15:18
nga:M K

Trajneri më i suksesshëm në sportin kosovar, Driton Kuka sot feston ditëlindjen, derisa sipas tij, ka shumë arsye që kjo ditëlindje të jetë më e veçantë se nga të tjerat.

Vet Kuka përmes një statusi në Facebook këtë ditëlindje e ka cilësuar si të veçantë pasi nxënësit e tij i sollën shumë medalje Kosovës.

“Ditëlindja ime … Sivjet Lojërat Evropiane dhe Botërori më sollën dhuratat më të mira për ditëlindjen time!Vite janë bë mjaftë s’po e theksoj numrin se po ndjehem ende i ri”, ka shkruar Kuka.

06/02/2020 10:52

Kuka i gëzuar për rifillimin e aktiviteteve: Do t’ua dërgojmë klubeve masat që duhet përfillur