Ministri i Financave ka arsyetuar dritat që mbesin ndezur edhe natën në objektin e Qeverisë.
Ai ka shkruar se edhe natën po punohet, në mënyrë që shumë pagesa të kryhen para vitit të ri, raporton Gazeta Blic.
“Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Po, punon dikush!
Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.
Ju lutem kursejeni energjinë elektrike!