Sporti

Drita: Vendim i vonuar, por i mirëseardhur

05/19/2020 11:50
nga:M K

Skuadrat kosovare tashmë kanë filluar përgatitjet para rifillimit të edicionit.

Pasi Drenica dezinfektoi objektin e stadiumit “Bajram Aliu”, tani Drita ka konfirmuar se ka filluar stërvitjet, përcjell GazetaBlic.

Gjilanasit janë në pozitë të dytë dhe janë vetëm një pikë larg kreut, ku po qëndron Ballkani.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, “bardhë e kaltërit” kanë thënë se vendimi për rikthim ishte vonuar, por që është i mirëseardhur.

Më poshtë postimi i plotë:

“Po rikthehemi..! Pas nje pritje te gjate dhe mes shume paqartesive me ne fund eshte vendosur qe ti rikthehemi futbollit, nje vendim i vonuar per shkak te kohes qe klubet do te kene ne dispozicion per tu pergaditur por i mireseardhur! Mengjesin e se henes ne nje takim mes krereve te FFK-se dhe Ministrise se Shendetsise, eshte dakorduar qe te lejohet fillimi me stervitje kolektive, ne menyre qe te rifilloj kampionati nga muaji Qershor. Gjithashtu gjate te njejtes dite edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-se ka vendosur datën e vazhdimit të kampionatit e cila do te jete 7 qershori dhe do të përfundojë ne fund te muajit korrik, por pa dhene me shume detaje. Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me protokolle te detajuara siq edhe eshte udhezuar nga FFK-ja dhe MSH. Nga dita e sotme edhe klubi jone do te grumbullohet per here te pare pas me shume se dy muajsh, por jo i kompletuar. Nje pjese e lojtareve do te bashkangjiten ditet ne vijim. FC DRITA”, ka shkruar klubi gjilanas në Facebook.

Gjilan, 19.05.2020Po rikthehemi..!Pas nje pritje te gjate dhe mes shume paqartesive me ne fund eshte vendosur qe ti…

Publiée par Drita FC sur Mardi 19 mai 2020

/GazetaBlic/

06/28/2020 16:39

Formacionet zyrtare: Drita – Dukagjini