Sporti

Drita u eliminua nga Legia në Europa League, Nuhiu krenar me futbollistët e tij

09/25/2020 00:23
nga:Mergim Rreci

Drita ka humbur ndeshjen e raundit të tretë në Europa League duke u eliminuar nga Legia 2 me 0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes në konferencë për media ka thënë se është krenar me ekipin e tij, përkundër humbjes nga Legia në Ligën e Evropës, përcjell GazetaBlic.

“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Të enjten jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.