Sporti

Drita prezanton transferin e ri, vjen nga Partizani

08/09/2019 18:16
nga:M K

Drita vazhdon të përgatitet para fillimit të edicionit të ri.

“Bardhë e kaltërit” nga Gjilani sot kanë arritur marrëveshje me një futbollist tejet cilësor, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për Lucas Ferreira Cardoso, i cili së fundi luajti për Partizanin e Tiranës.

Kujtojmë, ai ka arritur qytetin jug-lindor të Kosovës në formë të huazimit dhe në fund të sezonit do të rikthehet sërish në kryeqendrën shqiptare.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse kampionia e Superligës për edicionin 2017/2018 do ta shfrytëzojë në maksimum këtë transfer.

Më poshtë lajmërimet e të dy klubeve në faqet respektive zyrtare në rrjetet sociale.

/GazetaBlic/

09/14/2019 16:53

Gol në çastet e fundit të pjesës së parë në derbin Drita-Feronikeli, mësoni rezultatet komplete