Sporti

Drita përkohësisht e para

02/21/2020 17:34
nga:M K

Me fitoren ndaj Vushtrrisë, Drita përkohësisht kryeson renditjen tabelare në IPKO Superligë.

Gjilanasit fituan 2-3 në “Ferki Aliu”, për të shkuar kështu në kuotën e 37’të pikëve, po aq sa Ballkani i pozicionuar i dyti, por kuptohet me një ndeshje më pak, shkruan GazetaBlic.

Pas triumfit ndaj rivalit të përbetuar në derbi, javën e kaluar, si duket djelmoshat e Ardian Nuhiut po rikthehen në formën e dikurshme dhe sipas të gjitha gjasave deri në fund të edicionit do të luftojnë për titull të kampionit.

Më poshtë tabela e klasifikimit në Superligën e Kosovës pas takimit të vetëm të kësaj xhiroje, i zhvilluar në qytetin më të vjetër në Kosovë.

/GazetaBlic/

02/29/2020 18:55

Paqe në Prishtinë, festë në Gjilan