Sporti

Drita pastër, sigurt në krye

06/19/2020 18:54
nga:M K

Drita ka shënuar fitore të pastër prej dy golash ndaj Ferizajt, për të mbetur edhe më tutje në krye të renditjes tabelare.

Gjilanasit u treguan më konkretë në pjesën e dytë, ku përfituan nga golat e Kastriot Rexhës e Ardian Cuculit, për të shkuar kështu në kuotën e 52 pikëve, përcjell GazetaBlic.

“Bardhë e kaltërit” tashmë kanë pesë pikë më shumë se Prishtina e gjashtë më tepër se Ballkani, por kujtojmë faktin se kanë edhe një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Ferizaji ndërkaq, mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, ku tani ka mesatare prej një pike për ndeshje. Pra, pas 25 javësh ka arkëtuar vetëm 25 pikë, për të rrezikuar seriozisht mbijetesën.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel, si deklaratat e trajnerëve e statistikat e tjera që e karakterizuan duelin e vetëm të ditës në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

08/11/2020 11:14

Kush është favorit për të kaluar tutje sipas bastoreve, Drita apo Linfield?