Sporti

Drita, një tjetër mundësi në garat evropiane

08/13/2020 09:17
nga:M K

Përkundër faktit se ëndrra “Champions” u mbyll, kjo s’nënkupton që ajo evropiane ka marrë fund gjithashtu.

Drita e Gjilanit kaloi nëpër një krizë emocionale ditëve të fundit, pasi pa fajin e saj, një keqkuptim mes organizatorit dhe vendit organizator, ndikoi që organet e shtëpisë numër një të futbollit evropian të vendosin në disfavor total të “bardhë e kaltërve”, duke ua humbur ndeshjen në tavolinë, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, Nuhiu dhe armata e tij do ta kenë një tjetër shans. Kjo për shkak se ata do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës.

Në këtë fazë do të jenë 27 skuadra evropiane që e kanë siguruar raundin direkt nga renditja tabelare në kampionatin vendor, 47 fituesit e raundit të parë kualifikues, 17 humbësit e parë të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe tri humbësit e raundit preliminar, aty ku shpresojmë për paraqitje sa më të mirë, për secilin përfaqësues kosovar, nga tri sosh sa janë gjithsej.

/GazetaBlic/

09/24/2020 12:35

Legia – Drita | Publikohen emrat e gjyqtarëve