Sporti

Drita në krizë të thellë – ‘shpërthen’ Presidenti i klubit

09/16/2018 18:59
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës është në krizë të thellë të rezultateve.

Ekipi kampion i Kosovës, pas pesë xhirove numëron vetëm një fitore dhe katër humbje, gjë që nuk është pritur fare, shkruan GazetaBlic

Pas rezultateve të dobëta në xhirot e para, FC Drita ka mbetur edhe pa trajnerin, Bekim Isufi si dhe drejtorin sportiv, Fisnik Kërçeli – të cilët janë dorëhequr nga postet e tyre.

Presidenti i klubit, Valon Murseli sot ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku thotë se Drita duhet të jetë e bashkuar dhe se ekipi do të rikthehet shpejtë.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Më vjen shumë keq që në këto momente nuk jam fizikisht në mesin e stafit, lojtarëve dhe të gjithë juve që së bashku, jo shumë larg nga sot, festuam dhe u gëzuam në momentet historike që nuk do të harrohen kurrë.
Ne e realizuam vetëm një hap drejt ëndrrës të cilën e kemi, të shohim Dritën të fortë, konkurruese dhe ekip shumë te respektuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Fanela e klubit peshon rëndë, këtë e dijnë të gjithë.
Çdo kush që ështê i kënaqur nga ajo që e arritëm dje, e nuk ka motiv të derdhë djersë sot..le t’a dijë që nuk ka vend në mesin tonë.

Te gjithë ne ndihemi fajtorë për mosrezultatet që i kemi tani, jo vetëm treneri dhe drejtori sportivë që dhanë dorheqje, por ne e kemi respektu vendimin e tyre!

Askush nuk e do suksesin e Dritës më shumë se ne, që nuk kursejmë asgjë dhe sakrifikojmë gjithcka.

Jam munduar që të krijoj kushte optimale të punës për stafin dhe mbështetje racionale e t’meritueshme për lojtarët.

Unë i kam qëndruar pas fjalëve të mia.

Ne si individ shkojmë e vijmë por Drita do të mbetet përgjithmonë.

Kërkoj nga të gjithë tifozët që thellësisht e ndjejnë dashurinë për klubin, t’a mbështesin ashtu siq kanë vepruar gjithmonë.

Pas të gjithë atij suksesi, klubin e kapi euforia dhe vetëkënaqësia.
Do të kthehemi shumë shpejt të diciplinuar dhe me përgjegjësi.

Nuk do t’a lejoj askë të luaj me ndjenjat tona.

Nga java e ardhshme pres reflektim ndaj situates dhe vazhdimësi të asaj që lam pas kampionatin e kaluar.

Sidoqoftë ata që e duan Dritën po si ne, të qëndrojnë të qetë sepse klubi është në duar të sigurta.
Me shumë respekt, i juaji
Valoni”, shkruan Presidenti i Dritës në Facebook.

/GazetaBlic/

09/17/2018 22:22

Nuk ndalet Drita, prezanton edhe përforcimin e rradhës