Sporti

Drita merr rrugë për në Turqi, gati për fazën përgatitore

01/24/2020 11:34
nga:M K

Ashtu si shumica e skuadrave elitare kosovare, edhe Drita njërën fazë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Turqi.

Skuadra nga Gjilani ka bërë përgatitjet e fundit para nisjes për në vendin turistik, derisa përmes faqes zyrtare ka njoftuar se ekspedita “bardhë e kaltër” është gati, shkruan GazetaBlic.

Kampionët e edicionit 2017/2018, do të qëndrojnë në një nga resortet turke për 11 ditët e ardhshme, kurse kanë paraparë edhe tri ndeshje miqësore.

Më poshtë postimi i plotë në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

06/28/2020 16:39

Formacionet zyrtare: Drita – Dukagjini