Skaudra e Dritës nuk po fiton vetëm në fushë, por edhe financiarisht në ndeshjet evropiane.
‘Intelektualët’ triumfuan mbrëmë ndaj Shkëndijës dhe siguruan një shumë tjetër të madhe prej 400 mijë eurove, shkruan GazetaBlic Sport.
Aktualisht ‘Intelektualët’ mbajnë vendin e tetë me 8 pikë dhe do të ishte jashtëzakonisht pozitive nëse do të qëndronte brenda 8 pozitave të para në fund të fazës së parë.
Kjo sepse automatikisht do të përfitonte edhe 1 milionë euro, ku 400 mijë euro jepen për përfundimin në një nga tetë vendet e para. Në anën tjetër edhe 800 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin 1/8.
Megjithatë, në rastin më të keq, Drita do të marrë edhe 200 mijë euro nga UEFA. Kjo pasi nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të, përfitojnë këtë shumë.
Fitimet nga UEFA deri tani në fazën e ligës:
Barazimi me KuPS: 133 mijë euro
Barazimi me Omonian: 133 mijë euro
Fitorja me Shelbourne: 400 mijë euro
Fitorja me Shkëndijën: 400 mijë euro

/GazetaBlic Sport/


