Sot zhvillohet super derbi kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.
Drita dhe Gjilani luajnë me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak para startit të ndeshjes, trajnerët e dy skuadrave, Nuhiu dhe Munishi kanë bërë të ditur formacionet titullare.
Tek Drita nuk startojnë Hamdi Namani, Vucaj, Kryeziu dhe Haxhimusa, të cilët janë lënë stol, kurse tek Gjilani nuk startojnë Cale dhe Veliu.
/GazetaBlic Sport



