Cult

Drita Gërmizaj, folësja e RTP-së dhe ëmbëlsia e televizionit dikur

12/08/2018 08:36
nga:Gazeta Blic

Drita Reka-Gërmizaj ishte njëra ndër të parat folëse (spikere) të lajmeve të Televizionit të Prishtinës, që nga transmetimet e para në vitin 1974. Në TV Prishtina punoi deri me mbylljen e këtij televizioni nga forcat serbe, më 1990.

Drita u lind në Kumanovë, më 18 nëntor 1952. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Shkup, si gjenerata e parë e gjimnazit “Zef Lush Marku” të Shkupit (1970). Studioi Mjekësinë dhe Gjuhën Angleze në Universitetin e Prishtinës.

Drita Reka-Gërmizaj ishte laureate e katërfishtë e çmimit prestigjioz jugosllav për folës televiziv “Goedana Boetti” si dhe fituese e çmimit “Mikrofoni i Artë” të Radio Prishtinës. Në shenjë kujtimi për veprën e saj, pas luftës së 1999 në Kosovë, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) inauguroi Çmimin Vjetor për folës televiziv “Drita Gërmizaj.”

Kuvendi i Komunës së Prishtinës në vitin 2015 emëroi me emrin e saj një rrugë në kryeqytetin e Kosovës.

Drita vdiq në vitin 2001. / KultPlus.com