Sporti

Drita fiton dramën dhe merr kreun, Prishtina rikthehet te fitorja

10/20/2019 15:54
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh dy duelet e fundit të xhiros së dhjetë të IPKO Superligës.

Drita ka shënuar fitore në derbin e javës, duke mposhtur me rezultat 2-0 Ballkanin e Ismet Munishit, i cili e përfundoi ndeshjen para kohe, duke u përjashtuar me të kuq, shkruan GazetaBlic.

Gjilanasit, të dy golat i realizuan në pjesën e parë me Izair Eminin e Fortunaton.

Me të njëjtin rezultat, por në cilësinë e mysafirit, ka fituar edhe Prishtina. Kryeqytetasit rikthehen te fitorja pas barazimit në mesjavë, me dygolëshin e realizuar nga Korenica e Januzi.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga duelet e lartëcekura dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

11/16/2019 16:42

LAJMI I FUNDIT: Drita ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin brazilian