Sporti

Drita e Gjilani me fitore rutinore, Flamurtari kapitulon në çastet e fundit

06/24/2020 18:45
nga:M K

Skuadrat gjilanase, njëherit pretendente për titull, Drita e Gjilani, kanë shënuar fitore rutinore në kuadër të xhiros së 26 në Superligë.

“Bardhë e kaltërit” fituan pastër 0-4 ndaj Vushtrrisë në udhëtim, teksa në cilësinë gjithashtu të njëjtë, rivali lokal i Dritës, pra Gjilani, triumfoi ndaj Dukagjinit në “18 Qershori”, përcjell GazetaBlic.

Djelmoshat e Mezanit fituan 1-3, për të qëndruar edhe më tutje në luftë për titull.

Në anën tjetër, derbi mes Trepçës’89 e Flamurtarit u mbyll pa fitues.

“Kuq e zinjtë” nga kryeqyteti ishin afër një fitoreje që me një këmbë do t’ua siguronte mbijetesën, por se vendasit arritën që në sekondën e fundit t’i barazojnë shifrat.

/GazetaBlic/

08/11/2020 11:14

Kush është favorit për të kaluar tutje sipas bastoreve, Drita apo Linfield?