Sporti

Drita dhe Ballkani fitojnë ndeshjet e para të edicionit pranveror

02/07/2025 14:24
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka vazhduar formën e mirë në Albi Superligën e Kosovës, ku tani prin me 43 pikë në tabele, 6 më shumë së Ballkani që është në vendin e dytë. Derbi i xhiros së 19-të, me dy skuadrat që kanë qenë vazhdimisht në garë me njëra tjetrën këtë sezon pritej që të jetë interesant dhe ashtu doli.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, me Dritën që dominonte takimin dhe me Malishevën që tentonte herë pas here që të kundërsulmonte. Pjesa e dytë e ndeshjes filloi me një intensitet të shtuar dhe Drita erdhi të goli në minutën e 62-të. Goli u shënua nga Besnik Krasniqi. I njëjti futbollist do të shënonte nga pika e bardh në minutën e 78-të, kësaj radhe nga penalltia.

Kjo fitore i jep një mundësi të mirë skuadrës së Dritës që të kryesojë pastër elitën e futbollit kosovar, derisa kanë mbetur edhe 19 ndeshje tjera deri në përfundimin e këtij sezoni.

Ballkani ka fituar më shumë vështirësi kundër Dukagjinit duke e mposhtur atë në minutat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë edhe në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me Ballkanin që sulmonte më shumë dhe Dukagjinin që mbrohej mirë dhe sulmonte herë pas here portën kundërshtare.

Ballkani u mendua që shënoi në minutën e 74-të por goli i tyre u anulua. Dukagjinit ju vështirësuan punët kur në minutën e 87-të Mërgim Pefqeli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga loja. Kjo bëri që skuadra mikëpritëse të shtojë presionin dhe të vije të goli në minutën e 5 shtesë të ndeshjes, ku Adjetunji shënoi golin që i dha tri pikë Ballkanit.

Ballkani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në Albi Superligë – gjashtë pikë më pak se Drita që është liderë dhe 6 pikë më shumë së Malisheva që qëndron në vendin e dytë.