Sporti

Drilon Hajrizi merr një lajm të mrekullueshëm sot

08/14/2020 18:44
nga:Mergim Rreci

Drilon Hajrizi sot ka përjetuar një gëzim të madh.

Basketbollisti i KB Pejës, Hajrizi është bërë baba për herë të parë. Gruja e tij Hana Ajeti (Hajrizi) ka sjellë në jetë një vajzë, duke e pagëzuar me emrin Puhiza.

Këtë lajm të gëzueshm e ka bërë të ditur vetë basketbollisti në llogarinë e tij duke shkruar se:

“Nga sot, me ndryshe!
Zoti fuqiplote, nga sot me begatoi me nje vajze, Puhiza Hajrizin! Mua dhe Hanes, per here te pare na e dhuron epitetin baba, perkatesisht nene! Une dhe vellau im Besarti, nuk e besoj qe nenes sone i’a kemi plotesu boshllekun e mungeses se vajzes ne familje. Lutem qe ate boshllek ta mbuloi Puhiza, duke e flladite zemren e nenes sime me dashuri e krenari prej vajze perkatesisht suksesi!
Zoti te rrite shendetshem e te befte te hajrit vajza ime”, ka shkruar Drilon Hajrizi.

Ndryshe, Hajrizi është edhe kapiten i Pejës dhe reprezentues i Kosovës.

Nga sot, me ndryshe!Zoti fuqiplote, nga sot me begatoi me nje vajze, Puhiza Hajrizin! Mua dhe Hanes, per here te pare…

Publiée par Drilon Hajrizi sur Vendredi 14 août 2020