Lajme

Dreshaj: Udhëheqja e keqe e Haki Rugovës e ka bashkuar opozitën në Istog

12/15/2017 18:41
nga:A. R.

Gani Dreshaj, kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se opozita është bashkuar në këtë qytet për shkak se janë zhgënjyer nga puna e kryetarit Haki Rugova, i cili kandidon sërish për këtë pozitë.

“E gjithë opozita dhe qytetarët janë të motivuar që të dielën të dalin të votojnë”, ka thënë Dreshaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Udhëheqja e keqe Haki Rugovës na ka bashkuar në Istog”.

“Mu më lidh gjithçka me punën e Vetëvendosjes, e kam mik Kurtin, e kam mik Kadri Veselin dhe e kam mirë edhe me Fatmir Limajn”.

“Votuesit kanë qenë kategorik që ne të bashkohemi kundër LDK-së sepse në Istog nuk është punuar”.

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat