Lajme

Dreshaj për grevat në Kosovë- Nuk bëhet shteti me shantazhe

01/21/2019 10:58
nga:A. R.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka thënë që po fillon një javë e re me disa tituj të lajmeve siç janë – Arsimi nuk e ndalë grevën, duam paga më të larta, e tituj të tjerë të ngjashëm, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se, shteti nuk bëhet me shantazhe. Dhe që, sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që  e duan Kosovën si shtet.

Shihni shkrimin e plotë të Gani Dreshajt, të bërë në “Facebook”.

Po nis një javë e re me tituj:

-Arsimi s’e ndalë grevën, duam paga edhe më të larta

-Kardiokirurgët, greva nuk ndalet, nuk dorëzohemi

-Doganat, do të futemi në grevë, meritojmë më shumë

-Shërbyesit civil, edhe ne do të futemi në grevë

-Ndërkohë, dikush vë kushte me mosvotim buxheti për arsye të ndryshme!

Nuk bëhet shteti me shantazhe.

Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet.

G.D

10/02/2019 23:12

Daut Haradinaj vazhdon fushatën nëpër Dukagjin- “Edhe Strellci i Poshtëm po e vulosë fitoren”