Lajme

Dreshaj: Nuk ka rëndësi se a ndihet Adnan Januzaj belg apo shqiptar!

06/28/2018 22:43
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka komentuar ndeshjen mes Blegjikës dhe Anglisë të Botërorit Rusia 2018, respektivisht golin e vetëm të cilin e shënojë Adnan Januzaj.

Dreshaj ka thënë përmes një statusi në Facebook se s’ka rëndësi se a është Januzaj belg apo shqiptar. Sipas tij, goli i Januzajt ndaj Anglisë i ka bërë të gjithëve krenarë.

Më tutje, deputeti i AAK-së thotë se është e mrekullueshme që nga pesë shqiptarë sa janë në Botërorë, katër prej tyre kanë shënuar gola në fazën e grupeve.

Postimi i plotë:

Nuk ka rëndësi se a ndihet Adnan Januzaj belg apo shqiptar.

Goli i tij ndaj Anglisë duhet të na bëj krenarë të gjithëve.

Isha duke e shikuar lojën në komentim gjerman kur komentatori tha se një kosovar shënon gol tejet të bukur për Belgjikën.

Adnani ka gjak shqiptari, për më tepër është me prejardhje nga Istogu.

Është e mrekullueshme që nga pesë shqiptarë sa janë në Botëror, katër nga ta kanë shënuar gola në fazën e grupit në Botëror.

Megjithatë, parashikimi im mbetet që Zvicra të jetë befasia e Botërorit.

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat