Lajme

Dreshaj: Kështu i vodhi votat LDK

12/20/2017 00:12
nga:Gazeta Blic

Gara për Istogun është shndërruar në një dramë, jo vetëm se banorët e kësaj komune votuan deri më tani plot 3 herë për kryetarin, por sepse dy kandidatët, Haki Rugova, LDK, dhe Gani Dreshaj, AAK, assesi s’po mund të pranojnë tjetrin si fitues.

Pasi KQZ një herë e shpalli fitues Dreshajn, gjërat ndryshuan pasi ky komision pranoi se kishin gabur në disa qendra numërimi, kështu në fund u shpall fitues Rugova, me 14 vota më shumë se Dreshaj i AAK-së.

Mirëpo, Gani Dreshaj ka thënë që nuk do të lejoje qe t’ja marrin fitoren. Ai pak çaste më parë ka publikuar disa pamje për të cilat thotë se janë dëshmi që LDK-ja bleu votat.

Ai përmend me emra njerëzit e përfshirë në këtë rast të manipulimit me vota, duke akuzuar LDK-në se ka organizuar edhe bartjen e votuesve.

Gjeni reagimin e plotë të Dreshajt, si dhe fotografitë që ai ka publikuar:

Miq, shikojeni një pjesë të krimit të organizuar gjatë procesit zgjedhor.

Në foto mund të shikoni nga prapa kapon e blerjes së votave për Haki Rugoven, Qaush Shpatollin.

Ai i barti votuesit e komunitetit ashkali, ndërsa kjo bëhej në mënyrë zingjirore, votuesi merrte paratë për votë, e kishte një përcjellës, ndërsa Shpatolli priste tek vetura për ti kthyer.

Në foto mund të shikoni paratë e votueses në dorë.

Qaush Shpatolli, kreu i krimit të blerjes së votave i ka ndërruar disa vetura dhe tabelat e regjistrimit për të kryer këtë punë.

Ky person njihet me precedent penal në Istog për vepra të ndryshme të kryera vazhdimisht.

 

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat