BLIC.TV

Dreshaj i thotë faleminderit qeverisë Haradinaj, për këtë vendim që ia panë ‘hajrin’ të gjithë

09/24/2019 18:43
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj i është falënderues kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt për vendimin që e ka marrë kohë më parë, për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit në Kosovë.

Ai në emisionin “Blic Zgjedhor” ka folur edhe për mënyrën e qeverisjes së Haradinajt, i cili thotë të ketë pasur barrë të rëndë mbi supe dhe mendon se është i vetmi lider që mund ta çoi deri në fund rrugën që ka nisur.

“Kur unë vij në Istog, çka më prek më së shumti e që i them faleminderit Qeverisë Haradinaj, është që s’kemi kazino ku i humb paratë e bukës fëmija, familjet që hyjnë halleve, që bëjnë njerëzit vetëvrasje, nuk e di cila sferë nuk e prek qytetarin e Kosovës prej Ramushit.

Unë mendoj që Ramushi ka pasur një barrë të rëndë. Mendoj që prapë se prapë është i vetmi që mundet me e qu këtë rrugë që e ka nisë. Me Ramushin kryeministër nuk kemi nevojë me e diskutu prap çështjen e kufirit, taksa është një send i qëlluar, i domosdoshëm.” – ka thënë Dreshaj.

/ © GazetaBlic /

Intervistë me kandidatin për deputet nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj

#BlicZgjedhorIntervistë me Gani Dreshajn, kandidat për deputet nga radhët e AAK-sëGazetar: Diamant BajraKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 24 septembre 2019

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat