• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dreshaj: AAK-ja do të shkojë mbi 100 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme, VV do të bie në 34 për qind

06/17/2024 12:01
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj kërkesën e Kurtit për zgjedhje e sheh si një lojë politike.

Ai për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic thotë se AAK e ka agjendën e saj, prandaj zgjedhjet e reja i duan përmes mocionit ose përmes dorëheqjes së Kurtit.

“Unë mendoj se ka qenë një lojë e pozitës që në esencë deshi të shkojë në zgjedhje në një periudhë që iu dok e përshtatshme dhe u ngutën që t’i krijojnë numrat në mënyrë që ta shpërbëjnë Kuvendin. Realisht Aleanca e ka pasur agjendën e vet prej më herët lidhur me shkuarjen në zgjedhje përmes mocionit, shkarkimit të qeverisë, për shkak të dështimeve që i ka bërë, si në planin kombëtar dhe atë ndërkombëtar”, tha Dreshaj.

“Kjo qeveri aq më shpejt që shkon, aq më mirë do të jetë për vendin, pasi ka shkaktuar dëme të mëdha. Sa i përket gatishmërisë, opozita është e gatshme në çdo kohë sepse çdo variant tjetër, ato kahet me inercion lidhur me votën, ajo frymë e vitit 2021 më nuk ekziston, këtë e di fort mirë edhe qeverisja aktuale, këtë e shohim çdo ditë, pakënaqësitë janë arritur, dështimet janë evidente. Ne kemi pasur stagnim dhe regres”, shton ai.

Shemsedin Dreshaj thotë se partia e tij do të shkoj mbi 100 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme, derisa parashikon se VV do të bie në 34 për qind.

“Unë mendoj që nëse shihet opinioni i gjerë, nëse rrini shtresat e gjera, praktikisht çdo i dyti është i zhgënjyer në Kurtin. Kjo deklaratë e tij është e pabazuar në fakte dhe asnjë sondazh që është bërë në Kosovë Kurtin nuk e kanë nxjerrë përmbi 34 për qind, pra ne flasim për një mazhorancë prej 50 për qind, ndërsa tani flasim për një trend të rënies dhe këtë trend e kanë sqaruar më së miri zgjedhjet komunale”, tha Dreshaj.

“Mendoj që ne do t’i kemi mbi 100 mijë vota si subjekt politik, pra ne llogarisim varet sa do të jetë numri i qytetarëve që do të dalin në votime por mendoj se ne do të jemi mbi 13 deri në 15 për qind aktualisht, ndërsa çfarë pritet të ndodhë ndërkohë pritet të shihet dhe ne jemi duke llogaritur një prezantim solid në Kuvend
Nga shtatori zgjedhjet do të jenë të rregullta, pra është vetëm dakordimi me presidenten për datën, zgjedhjeve të parakohshme u ka shkuar koha”, përfundon ai për Expose, prodhim i GazetaBlic.