Showtime

Drenusha Latifi zbulon gjininë e fëmijës së dytë, ajo pret të sjellë në jetë së shpejti një djalë

07/12/2018 22:51
nga:N S

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi bëri të ditur rreth katër muaj më parë se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Atilla Kartesh, janë prindër të një vajze, të pagëzuar me emrin Ynwa.

Drenusha lajmin për shtatzëninë e dytë e bëri të ditur përmes Instagramit, rrjet në të cilin është mjaft aktive çdo ditë.

Përmes çasjeve të reja në Instagram, Drenusha u ka dhënë mundësinë fansave që të shtrojnë nga një pyetje për bukuroshen kosovare.

Mes shumë pyetjeve lidhur me jetën private dhe personale, Drenusha zbuloi edhe gjininë e fëmijës së dytë.

Ajo pritet që së shpejti vajzës së saj të madhe t’i dhurojë edhe një vëlla, ngase do të sjellë në jetë një djalë.
Ndërsa e pyetur nga një fans tjetër se a e ka ndër mend t’i rikthehet muzikës, Drenusha ka thënë se nuk e di pasi nuk e ka vendosur ende.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, jetojnë prej vitesh në Helsinborg të Suedisë. /Telegrafi/

07/27/2018 16:40

Drenusha Latifi bëhet nënë për herë të dytë