Sporti

Drenica-Llapi hap xhiron e dytë, derbi i futbollistëve ‘Argjent Mustafa vs Argjend Mustafa’

08/22/2019 19:49
nga:M K

Kanë vetëm një shkronjë dallim mes vete.

Fjala është për Argjent e Argjend Mustafa, të cilët do të përballen mes vete nesër në duelin që hap xhiron e dytë në Superligë, shkruan GazetaBlic.

Ish-anëtari i disa skuadrave nga Shqipëria, Argjent Mustafa, këtë verë nënshkroi me “kuq e zinjtë” nga “Bajram Aliu”, për t’i ndihmuar këta të fundit në arritjen e objektivave.

Në një prononcim për GazetaBLIC, ai u shpreh i bindur se do të japin maksimumin për t’a arritur fitoren e parë këtë sezon:

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, duhet të japim maksimumin për ta fituar ndeshjen”, vazhdoi ai.

Derisa sa i përket asaj se çka synon Drenica edicion që sapo kemu hyrë, Mustafa deklaroi:

“Sezoni është i gjatë dhe i vështirë, por ne do të mundohemi t’i arrijmë objektivat tona”.

Redaksia jonë ka provuar të kontaktojë edhe me futbollistin e Llapit, Argjend Mustafa, por se ky i fundit nuk ka qenë i çasshëm në mjetet elektronike të komunikimit.

/GazetaBlic/

09/15/2019 07:39

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë