Skuadra e Drenicës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Ekipi i Arsim Thaçit ka mposhtur Trepçën pas ekzekutimit të penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0, njësoj edhe vazhdimet, teksa në penallti, mysafirët u treguan më të saktë.
Drenica realizoi katër penallti, teksa Trepça vetëm dy, andaj mysafirët kaluan në çerekfinale, e mitrovicasit përshëndeten me këtë kompeticion për këtë sezon.
/GazetaBlic Sport


