Sporti

Drenica falënderon Prishtinën për negociata konstruktive, zyrtarizon Alban Shillovën

02/01/2020 08:11
nga:M K

Drenica ka shfrytëzuar ditën e fundit të afatit kalimtar në futbollin kosovar, për të zyrtarizuar transferet e reja.

Së fundi, në orët e para të ditës së sotme, pak pasi u mbyll afati kalimtar, skuadra nga “Bajram Aliu” konfirmoi edhe marrëveshjen me sulmuesin Alban Shillova, teksa falenderoi Prishtinën për negociata konstruktive, përcjellë GazetaBlic.

“Kuq e zinjt” deri në fund të edicionit 2019/2020 do të luftojnë për mbijetesë, andaj do të mundohen që me Shillovën në fazën ofansive, të rrugëtojnë drejt sukseseve të reja, gjegjësisht përfundimin me sukses të operacionit “mbijetesa”.

Më poshtë edhe postimi në rrjetet sociale, teksa kujtojmë se dje gjatë ditës, drenicakët nënshkruan edhe me lojtarin nga Maqedonia Veriore, Vildan Kerim.

/GazetaBlic/

06/04/2020 13:07

Spekulohej për dorëheqjen e Gani Sejdiut, ky është reagimi i KF Drenicës