Lajme

Drenas, arrestohen dy persona për prostitucion

03/14/2018 13:49
nga:M H

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në Drenas, në orën 12:00, pas hetimeve të zhvilluara nga policia dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

Të dyshuarit, një mashkull K –Shqiptar dhe një femër K-Shqiptare, u arrestuan nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “mundësim në prostitucion”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

 

 

12/18/2018 20:42

Ky është kushti i Veton Surroit për tu bërë pjesë e ekipit negociator, ka dy fjalë edhe për PSD