Sporti

Drejtuesit e Juventusit të bindur me De Ligt, kërkojnë zgjatjen e kontratës

11/16/2021 11:29
nga:Mergim Rreci

Gazeta italiane Tuttosport raportoi këtë të martë se Juventus tashmë është ulur në tryezë me agjentin e De Ligt, Mino Raiola, për të diskutuar rinovimin e kontratës së lojtarit.

Klubi i Serie A po kërkon të zgjasë kontratën e tyre me qendërmbrojtësin 22-vjeçar për një sezon tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi holandez përfundon kontratën me skuadrën torineze në qershor 2023.

Matthijs De Ligt ishte afër transferimit te Barcelona në verën e vitit 2019, por përfundoi duke nënshkruar për Juventusin.

/GazetaBlic Sport/